Drejtori i Agjencisë për Emigracion Sllobodan Blliznakovski realizoi takim pune me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, më 2 shtator 2021, në hapësirat e Kabinetit të Kryeministrit

0
42

Drejtori i Agjencisë për Emigracion Sllobodan Blliznakovski realizoi takim pune me kryetarin e Qeverisë së Republikës  së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, më 2 shtator 2021, në hapësirat e Kabinetit të Kryeministrit

Më parë ka rënë dakord me kërkesë të Drejtorit Agjencisë për Emigracion, Blliznakovksi, Kryetari i Qeverisë u informua për kompetencat  dhe Programin e punës së Agjencisë së Emigracionit, në veçanti për projektet të cilët kanë të bëjnë me ndihmësën e zhvillimit kulturor të mërgimtarëve, siç janë: Shkolla verore për moshat më të reja, Kampi Sportiv, Çmimin “Stojan Hristov” për përmbledhjen me poezi më të mira, mbështetjen e shoqatave kulturore të mërgimtarëve, informimin për jetën shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë për investime dhe ri-integrimin e mërgimtarëve

Në mes tjerash, Drejtori Blliznakovski informoi për aktivitetet e përbashkëta me institucionet tjer, si dhe bashkëpunimin me Arkivin Shtetëror për arkivimin e dokumenteve nga mërgata që janë me rëndësi historike dhe kombëtare, bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillim të Arsimit, në drejtim të mbështetjes së zhvillimit të cilësisë së mësimit plotësues jashtë vendit, si dhe mbivendosjen e shumë kompetencave dhe angazhimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje problematikën e diasporës. Gjithashtu, sa për kete regjistrimit të popullatës, Agjencioni për Emigracion në bashkëpunim me Entin e Statistikës ka realizuar konference virtuarle me mërgimtarët nga të gjitha kontinentet që të regjistrohen përmes platformes digjitale, për të cilët janë dhënë drejtime teknike profesionale për të gjithë ato të cilët hasin probleme gjatë regjistrimit dhe ato që bojkotojnë këtë proces.

Drejtori Blliznakovski informoi se ka ripërtritur  ueb faqen e Agjencisë së Emigracionit me rubrika të cilët ka me përmbajtje që e pasqyrojnë jetën e të tanëve në vendet e jashtme. Në drejtim të përmirësimit të pozitës së mërgimtarëve, drejtori Blliznakovkski ka realizuar takim me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa është në pritje të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryetari i Qeverisë Zaev e përshëndeti për të gjitha aktivitete dhe programet e Agjencisë për Emigracion dhe i dha mbështetje të plotë në veçanti për angazhimin personal në pjesën e interesimit për investime nga biznismenët mërgimtarë dhe për realizimin e të njejtëve.

Duke marrë parasysh, vendi ynë ballafaqohet me numër më të madh të mërgimtarëve, Drejtori Blliznakovski dhe Kryetari i Qeverisë Zaev, u dakorduan që Agjencioni për Eigracion ka buxhet të vogël, por në të ardhmen është e nevojshme që të rritet, që të mundet të ju përgjigjet nevojave dhe problemeve të mërgimtarëve.

Në përfundim të këtij takimit, është dakorduar një konferencë virtuale me mërgimtarët në organizim të Agjencisë së Emigracionit, për një kohë të caktuar, në të cilën mërgimtarët drejtëpërdrejtë do të kenë mundësi të informojnë Kryetarin e Qeverisë Zaev dhe përfaqësuesit e institucioneve përkatëse, për çështjet të cilët janë në interest ë tyre.