Bebe Rexha ndihmon spitalin e Dibrës, i dhuron 10 mijë euro

0
44

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha po i del në ndihmë bashkëkombësve të vet.

32 vjeçarja përmes një postimi në Instagram ka kërkuar që të ndihmohet Spitali i Dibrës, pasi i njëjti nuk ka mjete të mjaftueshme.

“Për të gjithë shqiptarët dhe dibranët, ju lutem ndihmoni spitalin në Dibër. Nuk ka mjaftueshëm mjete. Ju lutem bëni donacione. Gjithçka u del në ndihmë”, ka shkruar Bebe në Instagram, ku ka rreth 11 milionë ndjekës.

Një fondacion është hapur për të pranuar ndihmë financiare, përmes të cilit edhe është bërë e ditur se Bebe ka dhuruar donacion prej dhjetë mijë euro.

Vete Bebe është me origjinë nga Dibra, ndërsa tani jeton në Brooklyn, New York.