KAMPI PËR KULTURËN DHE GJUHËN MAQEDONASE NË RUMANI!

0
35

Filloi “Kampi për mesimin e letërsisë dhe gjuhës maqedonase” në organizim “Shoqatës të maqedonasve në Rumani”, e cila do të zgjas prej 29 gusht deri më 5 shtator të vitit 2021 në Mamaja të Republikës së Rumanisë. Projekti për ruajtjen e kulturës dhe traditave maqedonase, e cila do të zgjas 3 javë, prej 29 gusht deri më19 shtator 2021, të ndarë në tre sesione edhe atë:

  1. Kamp për kulturë dhe gjuhë,
  2. Kamp kreativ për pjesëtarët e talentuar të komunitetit maqedonas,
  3. Kamp për histori dhe traditat maqedonase

Në kampin marrin pjesë rreth 70 anëtarë, fëmijë dhe të rritur me origjinë maqedonase, të cilët kanë dëshirë të mësojnë gjuhën maqedonase. Ky Kamp është me karakter

 trdicional dhe në vitet e kaluara është mbajtur në Shkup, Mavrovë dhe Strugë. Mësimi udhëheqet nga dy mësuese: profesoresha e gjuhës maqedonase Millka Trimçevska e cila është mbështetur nga Agjencioni për Emigracion dhe e cila merr pjesë për here të tretë në këto projekte e Shoqatës së maqedonasve në Rumani dhe Elena Privulesku, profesoresha e letërsisë dhe gjuhës maqedonase me origjinë maqedonase dhe në të njejtën kohë anëtare e shoqatës.

Në emër të Drejtorit të Agjencisë së Emigracionit Sllobodan Blliznakovski dhe punonjësve, udhëheqsja e Sektorit për avancimin dhe mbajtjen e lidhjeve me mërgimtarët, Billjana Kostova, falënderoi përzemërsisht për ftesën për pjesëmarrje në Kamp, si dhe për bashkëpunimin me Shoqatën e maqedonasve në Rumani me Agjencinë për Emigracion dhe për angazhimin që e bëjnë anëtarëte shoqatës; z. Jonuc Stanku, Deputet në Kuvendin e Republikës së Rumanisë për të drejtat e pakicave, znj. Laura Rogobete, kryetare e shoqatës, znj. Marijana Venera Popesku, ish-deputete dhe forcave lëvizëse të Komunitetit dhe të tjerë

Kostova në mes tjerash, theskoi se Qeveria Rumune është shembull, pasi që në botën e globalizimit dhe asimilimit, përmes mbështetjes të projketeve të këtilla e vërteton vlerat e saj demokratike.