Të nderuar mësues!

0
255

Të nderuar mësues!

Agjencia për Emigracion në kuadër të kompetencave ligjore për të ndihmuar zhvillimin kulturor të mërgimtarëve në pajtim me Programin vjetor për punë për vitin 2021, do të  organizojë punëtori virtuale në të cilën do të prezentohet programe të reja mësimore e përgatitur nga ana e Byrosë për Zhvillim të Arsimit. Për shkak se në kompetencat tona janë mërgimtarët tanë nga bota, Ju ftojmë të gjithë mësuesit të cilët mbajnë mësim në mërgatë që të paraqiten në këtë ngjarje dhe të marrin pjesë aktive

Ngjarja do të mbahet dy ditë nga dy orë edhe atë më datën 13 dhe 14 shtator 2021,  prej orës 12:00-14:00. Termini është përshtatur për të gjithë mësuesit që të munden të përfshihen nga të gjitha kontinentet dhe zonat kohore të ndryshme.

Numri i pjesëmarrësve nuk është i kufizuar. Programi do të prezentohet nga ana e këshillëtarëve të Byrosë për Zhvillim të Arsimit të cilët marrin pjesë në përgatitjet e saj.

Për  këtë qëllim, Ju lutemi gjatë paraqitjes së juaj të prononcoheni, nëse jeni dakord që puntoria të realizohet përmes platformës online, me qëllim që në kohë të përgatitet linku  dhe i njejti të dërgohet.

Ju faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Drejtor,

Sllobodan Blliznakovski

Përgatiti, Billjana Kostova

Udhëheqëse e Sektorit për avancimin dhe mbajtjen e lidhjeve me mërgimtarët