“Mbrëmje shqiptare” në sheshin e qytetit Renens, Vaud të Zvicrës

0
27

Mbrëmja shqiptare organizohet nga qyteti Renenes, Kantoni Vaud në kuadrin e aktiviteteve “événement Piazzetta”, Renens Këtë të shtunë, më 21 gushtë në sheshin kryesor të qytetit Renens të kantonit Vaud, organizohet Mbrëmja shqiptare me animim muzikor, dhe me pjesëmarrje të shoqatave shqiptare aktive të regjionit.

 

Programi fillon në orën 18h45 duke vazhduar pastaj me shfaqjen e filimit « ZVICRA » të realizuar nga Fisnik Maxhuni, Benoît Goncerut, në vitin 2018. Ky dokumentar kërkon të nxjerrë në pah kompleksitetin e identiteteve të humbura dhe të rimarra në një shoqëri që më shumë se kurrë i është përkushtuar përshtatjes me emigracionin që është në rritje të vazhdueshme. Progami është i hapur për të gjitha grup moshat dhe falas.