“Njihemi, shoqërohemi dhe mësojmë vlera etika”

0
79
U realizua puntoria e dytë në kuadër të aktivitetit “Njihemi, shoqërohemi dhe mësojmë vlera etika” me çrast morrën pjesë mbi 60 fëmijë të lindur në Dibër, Shkup, Prishtinë, Belgjikë, Hollandë, Suedi dhe SHBA dhe u realizua ne Banjisht.
Edhe gjatë puntorisë të dytë u përqëndruam në njohjen e fëmijëve mes veti nëpërmjet lojrave argëtuese dhe interaktive si edhe në promovimin e vlerave etike.
Fëmijët e moshës 5-7 vj. punuan në mënyrë individuale dhe në grup për ta njohur njëri-tjetrin më mire ndërsa fëmijët 8-11 vj. punuan në fokus grupe. Fëmijë punuan në temat si respekti, empatia, përgjegjësia dhe bullizmi. Çdo grup e prezantoi punën e vet përpara pjesëmarrësve me qëllim që të gjithë fëmijët të njihen me vlerat etike dhe ti përvetësojnë ato.
Risia e kësaj puntorie është që përzgjodhëm liderë të grupeve të cilët gjithashtu janë fëmijë të moshës 12-13 vjeç dhe të cilët me shumë përkushtim e kryen detyrën e tyre rreth implementimit të aktivitetit. Shprehim mirënjohje për liderët e rinj: Leona, Flori, Ledioni, Eda, Dioni, Lorena dhe Viola.
Përshtypjet e fëmijëve nga puntoria e dytë ishin mjaft pozitive dhe shpresojmë që me sukses ti realizojmë edhe puntoritë e ardhshme duke plotësuar nevojat e fëmijëve pjesëmarrës.
Ky aktivitet realizohet me angazhimin vullnetar të facilitatoreve Arbana P., Dashamire S. dhe Irena F. me përkrahjen e SHAD.
Falenderojmë Banjat e Dibrës Capa për lejimin e aktivitetit në ambientet e hotelit ne Banjisht si dhe kompaninë Gazmend Turist për transportin falas.