Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pranoi për takim drejtorin e Agjencisë për Emigracion Sllobodan Blliznakovski

0
37

Drejtori Blliznakovski e informoj kryetarin Pendarovski për kompentecat, përbërjen, aktivitetet programore dhe ekipimi kadrovik i Agjencisë për Emigracion. Duke pasur parasysh rritjen e numrit të mërgimtarëve të emigruar në vendet e jashtme, Agjencia për Emigracion ka përgjegjësi të madhe përafërsiht ndaj 700, 000 mërgimtarëve, duke siguruar mbështetje në të gjitha fushat të veprimtarive të saj, nga zhvillimi kulturor i mërgimtarëve, ndihmësën në mësimin e gjuhës amtare, ndihmë juridike dhe ekonomike, informimin për mënyrën efitimit të nënshtetësisë së Maqedonisë, deri në marrjen e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumente tjera të rëndësishme.

Nga bashkëpunimi i deritanishëm si një nga problemet me kryesore që ballafaqohen mërgimtarët, Drejtori Blliznakovski,  mes tjerash, theksoi mungesën e dokumenteve të udhëtimit, paknaqësia nga ekipimi i përfaqësive diplomatike-konsullore në shtetet ku zyrat e qytetarëve është më madh.

Аgjencioni për Emigracion bënë përpjekje përmes komunikimit të përditshëm, që ti nxisë mërgimtarët  të marrin pjesë në të gjitha proceset të cilët janë me interes të përgjithshëm dhe të ndërsjelltë, në të cilin i përforcon lidhjet me shtetin amë, si për shembull në procesin e vetëregjistrimit dhe rëndësia e rezulltatit nga i njejti, i do të zgjasë deri në fund të muajit shtator të vitit 2021.

Drejtori Blliznakovski kërkoj mbështetje institucionale në kuadër të kompentencave të tyre për përforëcimin e ingirencave të Agjencisë për Emigracion, me qëllim që në kohë të japin përgjigje cilësore në kërkesat e tyre.

Gjatë takimit drejtori Blliznakovski me kryetarin Pendarovski u pajtuan që në të ardhmen që gjatë vizitave zyrtare të Kryetarit në vendet e jashtme, të informohen edhe organizatat e mërgimtarëve, me qëllim që organizimi i takimeve të drejtpërdrejta në të cilët mërgimtarët drejtpërdrejt do të jenë të informuar për çështjet kyçe dhe të përfshirë në jetën e përditshme dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në shenjë falenderimi për takimin, drejtori i Agjencisë për Emigracion Sllobodan Blliznakovski i dhuroi kryetarit Stevo Pendarovski souvenir filigrani nga veshjet tradicionale popullore.