Kids camp Summer- NJIHEMI, SHOQËROHEMI DHE MËSOJMË VLERA!

0
38
Siç paralajmëruam edhe sivjet do vazhdojmë me puntori verore për fëmijë të moshës 7 – 12 vjeç me moton NJIHEMI, SHOQËROHEMI DHE MËSOJMË VLERA!
Planifikohen katër puntori të cilat do të realizohen gjatë fundjavave duke filluar nga 24 Korriku (e shtunë) me fillim në ora 11:00 – 12:30.
Puntoritë do të udhëhiqen nga Arbana Pasholli (psikologe), Dashamire Spahiu (prof. e gjuhës shqipe) dhe Irena Fejsko (prof. e gjuhës angleze).
Qëllimi I kësaj iniciative është që fëmijët dibranë vendas dhe vizitorë nga SHBA dhe vende të tjera europiane të shoqërohen, argëtohen, mësojnë për vlera etike, ekologjike dhe të zhvillojnë të menduarit kritik nëpërmjet aktiviteteve interaktive.
Të gjithë prindërit e interesuar mund të kontaktojnë: Irena Fejsko 070-241-690 ose edhe nëpërmjet antarëve të bordit drejtues.
Detaje rreth realizimit të puntorisë së parë do të lajmërohen në ditët në vijim!
Ju mirëpresim!