Festivali Ndërkombëtar i Folklorit Burimor në Rashçe

0
35

Në fshatin Rashçe të Komunës së Sarajit do të mbahet Edicioni i 5-të i Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit Burimor “DUFLLA”. Festivali do të mbahet prej 23 deri më 25 korrik 2021, në Rashçe.

Gjatë këtyre ditëve të festivalit do të ketë aktivitete të ndryshme artistike e kulturore, ku do të marrin pjesë shoqëri kulturore artistike nga vendi dhe rajoni.

Festivali organizohet nga Shoqëria Kulturore Artistike “Duflla” Raçe, me mbështetjen edhe te Agjencisë për Emigracion e Republikës së Maqedonisë së Veriut.