Drejtori i Agjencisë për Emigracion Sllobodan Blliznakovski ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski

0
37

Drejtori i Agjencisë për Emigracion Sllobodan Blliznakovski ka realizuar takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, me të cilin u diskutua për shumë çështje të cilët janë në interes të mërgimtarëve. Ministri Spasovski u shpreh i gatshëm për të ju dalur në ndihmë për nevojat e mërgimtarëve, për të cilët janë në kompentencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Si një zgjidhje të cilët mund të jetë shfrytëzuese për mërgimtarët, u bisedua për hapjen e linjës të posaçme telefonike dhe sportelet në njësitë rajonale të ministrisë, në të cilët shërbime do të fitojnë vetë mërgimtarët dhe atë gjatë periudhës nga muaj maj deri mër shtator, ku ato më së shumti janë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me evidentimin e qytetarëve të cilët e lëshojnë vendin me qëllim të emigrimin jashtë vendit, drejtori Blliznakovski propozoj për informimin më intensive të qytetarëve për të paraqitur lëshimin e shtetit, me qëllim që të kemi një fotografi reale për këtë kategori të qytetarëve.

Duke potencuar se e rëndësishme është përforcimin e lidhjeve me mërgimtarët, ministri Spasovski theksoi se do të vazhdojë për të zgjedhur çështjet me të cilët ballafaqohen ato, ndërsa me drejtorin Blliznakovski u dakorduan që të organizojnë takime plotësuese për zgjidhjen e problemeve të cilët kanë të bëjnë me mërgimtarët.