Shoqata “Edhe unë jam Mateçi” i dhuroi autoambulancë për Shtëpinë e Shëndetit në Komunën e Likovës

0
74

Shtëpisë së shëndetit – Likovë, ju shtua një autoambulancë. -Kryetari i komunës së Likovës, z.Erkan Arifi dhe Drejtoresha znj.Rukije Miftari, pranuan donacion një autoambulancë nga Shoqata joqeveritare “Edhe Unë Jam Mateçi” me seli në Bazel të Zvicrës .

– Andaj në emër të banorëve të komunës i faleminderojmë gjithë anëtarët e shoqatës së lartëpërmendur për angazhimin dhe sakrificën që japin për të mirat e banorëve të komunës tonë. – Kryetari i komunës, shoqatës në shenjë respekti e falemenderimi i ndau mirënjohje. – Zoti i shpërbleft të gjithë ata që bëjn vepra të këtilla me më te mirat e kësaj bote.