Njoftim për qytetarët e Komunës së Strugës

0
255
Njoftim për qytetarët e Komunës së Strugës
Të nderuar qytetarë të komunës së Strugës!
E dashur diasporë!
Pas një periudhe të vështirë pandemije, e cila pamundësoi ardhjen Tuaj në vendlindje, këtë vit po e vazhdojmë traditën e pritjes me zemër, për ju që mbani gjallë ekonominë, familjet dhe vendin tonë.
Ju informojmë se Komuna e Strugës, nga data 02 deri me 14 gusht do të organizojë për të gjithë aktivitete të shumta kulturore dhe argëtuese me muzikë moderne dhe klasike, ekspozita pikturash, film, sfilatë mode e të tjera nga artistë lokal dhe artistë të tjerë nga rajoni. Mirë së të vini, Ju presim me zemër! Ju urojmë pushim të këndshëm! —