Zv/drejtori i Agjencisë për Emigracion, z. Izmit Nura, në edicionin e 30 të festivalit jubilar “Këngë Jeho”, Strugë

0
39

Festivali jubilar “Këngë Jeho” zhvilloi edicionin e 30 në tre mbrëmje, që nisi në datë 9 korrik 2021 në qytetin e Strugës. Gjatë 30 viteve në skenën e festivalit janë prezantuar shoqata folklorike dhe ansamble, si nga vendi ashtu edhe nga bota. Festivali Këngë Jeho është mbështetur nga Ministria e Kulturës së RMV dhe Komuna e Strugës.

Në këtë festival “Këngë Jeho” mori pjesë edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë së Emigracionit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Imit Nura, autoritete të larta politike, kulturore dhe shumë dashamirë të artit nga vendi dhe jashtë.

Qëllimi i festivalit të këngëve dhe valleve ka qenë promovimi i kulturës dhe traditave shqiptare. Ky festival jubilar i tridhjetë “Këngë Jeho” që mbahet tradicionalisht në Strugë, u konsiderua edhe si një festival më i sukseshëm në vend.