Ekipi i Agjencisë për Emigracion i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në 6-të muajt e kaluara, ka punuar në pregatitjen e Ueb faqes së re zyrtare të Agjencisë, dedikuar para se gjithash për informimin e mërgimtarëve me ndodhitë e përditshme në shtet, si dhe aktivitetet e organizatave të mërgimtarëve në botë. Përgatitja e ueb faqes, i të cilit qëllimi është që të përfshihen të gjithë risitë në informimin e publikut si në vend dhe në diasporë. Përveç rubrikave të deritanishme, nëpërmjet së cilës publiku ishte i informuar për aktivitetet e mërgimtarëve tanë, në vendet e tyre amë, tani më kemi mundësi nëpërmjet rubrikave të reja që të informojmë diasporën për aktivitetet dhe aktualitetet nga komuna prej ku ato vijnë edhe mërgimtarët, për risitë nga fusha e sportit, kulturës dhe mësimit të gjuhës amtare.
Ky mendim është para se gjithash, që të forcohen tani më bashkëpunimi i vendosur ndërmjet mërgimtarëve, organizatat e mërgimtarëve me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mes tjerash, që të sigurohet një burim i ri modern me informacione në mes vendit amë dhe diasporës. Për herë të parë, mërgimtarët dhe organizatat e mërgimtarëve kanë mundësi të marrin pjesë drejtëpërdrejt në krijimin e përmbajteve dhe përpunimin e ueb faqes, si informatori i tyre, nëpërmjet dhëniesë së mundësisë për sugjerime dhe propozime të drejtpërdrejta në lidhje me përmbajtjet.
Ekipi i Agjencisë për Emigracion i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbetet i përkushtuar dhe hapur për bahkëpunim, propozime dhe sugjerime nga mërgimtarët dhe organizatat e mërgimtarëve, nëpërmjet të cilëve do të mundemi të marrim informacion, të cilët do ti shfrytëzonin
në ndërtimin e aktiviteteve dhe politikat e veprimit të Agjencisë.