“Vera në Dibër 2021 ” TRIATHLON

0
34
Se shpejti vjen edhe aktiviteti i radhës nga Shoqata Atdhetare Dibra në bashkëpunim me KBC DIBRA.
Bëhet fjalë për aktivitet tjetër me karakter sportiv – TRIATHLON , aktivitet që përbehet nga 3 disiplina të ndryshme dhe atë : not, çiklizëm dhe vrap.- Qellimi i ketij aktiviteti eshte per te promovuar bukurite dhe mundesite qe na i ofron qyteti i Dibres.

Menyra e organizimit:
Not – 350 M
Çiklizem 12.3 km
Vrapi 2.3 km

Do të fillojmë me notin ku si pikënisje do të jetë nga plazhi i qytetit deri tek bregu i restorant Drilon – Noti 350 M, pastaj stafeta dorëzohet tek çiklisti i cili do të bëj 3 xhiro ( nga rruga e liqenit në drejtim të hyrjes së qytetit nga fabrika Knauf, rrethrrotullimi i parë – rrethrrotullimi i dytë – drejt stadiumit të qytetit dhe përfundon në pikën fillestare ku edhe filloi. Kjo staze ka një gjatësi prej 12.3 km prej ku fillon edhe faza finale nga pjesëtari i tretë – vrapuesi I cili do vrapojë një gjatësi prej 2.3 km dhe përfundojë këtë kompeticion në qendër të qytetit në Sheshin Skënderbe.

Regjistrimi eshte falas.
Per tu regjistruar kontaktoni Blendi Troci: +389 70809868
Afati i fundit per regjistrim eshte dita e Shtune ora 12:00.