Florije Jusufi

0
45

Florije Jusufi është e lindur në Kërçovë të Maqedonisë. Në moshën e saj një vjeçare prindërit kishin migruar në Zvicër. Shkollën fillore e ka mbaruar në Menziken (Kanton Aargau) dhe Gjimnazin në Beromünster (Kanton Luzern). Pastaj nga viti 2003 deri 2009 ka studiuar mjekësinë në Universitetin e Bazelit, ku gjithashtu e ka mbaruar edhe doktoraturën (titulli Dr.med..

Para një viti me sukses ka kaluar provimet e specializimit të Anesteziologjisë. Deri tash ka punuar katër vite në Departamentin e Anesteziologjisë në Spitalin Kantonal të Lucernit dhe një vit në Emergjencën e Spitalit Kantonal Obwalden në Sarnen. Në Anesteziologji në Luzern kishte përfitiuar shumë përvojë si mjeke „Notärztin“ te ndihma e shpejtë (144). Përvoja e saj disavjeçare e fituar në Qendrën Emergjente e kishte ndihmuar të depërtojë në „Swiss Air Ambulance Rega“.