Besim Xhelili

0
29

Ка lindur më 11 shkurt 1977 në Tetovë dhe është rritur në fshatin Përshevcë, ku me sukses përmbylli shkollën fillore. Shkollën e mesme e mbaroi në Tetovë, ku më pas vazhdoi një vit studimet në Universitetin e Tetovës, të cilët i ndërpreu para kohe.

Në vitin 1996 botoi përmbledhjen e tij të parë me poezi “Emocione”. Në këtë kohë merret intezivisht me libra, gazeta, radiostacione, duke moderuar programe dhe duke botuar revistën  e atëhershme “Venera”. Nga viti 1998 vendoset me qëndrim të përhershëm dhe me punë në Vjenë të Austrisë, ku jeton dhe vepron edhe sot e kësaj dite. Në vitin 2006 ka vazhduar një semestër studimet në Universitetin e Vjenës, që i ndërpreu para kohe. Në vitin 2007 botoi përmbledhjen e dytë me poezi “Unë në sytë e tu”. Në vitin 2011 bashkë me disa krijues të tjerë shqiptarë në Austri, krijojnë Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” me seli në Vjenë. Është pjesëmarrës dhe kontribues aktiv i aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe letrare në Austri.

Në vitin 2012 botoi përmbledhjen e tij të tretë me poezi “Baladë e ngrirë”, si dhe u prezentua me disa poezi në antologjinë e parë të krijuesve shqiptarë me banim në Austri. Në vitin 2013 botoi përmbledhjen e tij të katërt me poezi “Mes luleve dhe lotit”, si dhe u prezantua me disa poezi në gjuhën gjermane. Besim Xhelili ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në krijimin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në mërgatë. Sapo ka nxjerrë nga botimi përmbledhjen e tij të pestë me poezi “Besa” dhe romanin e tij të parë “1803” të cilët vëllime pritet që brenda vitit të dalin edhe në gjuhën gjermane.

Z. Xhelili që nga ky vit është edhe anëtar i rregullt i PEN Klubit austriak, (pjesë e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Eseistëve dhe Novelistëve). Për momentin vazhdon studimet në degën e filozofisë pranë Universitetit të Vjenës. Xhelili punon si shofer tramvaj në Vjenë, ndërsa bën shërbime të ndryshme kompjuterike dhe grafike. Eshtë i martuar dhe ka tre fëmijë.

Kontakti:

Web: http://www.besimxhelili.at

E-mail: besim@live.at

Tel. 0043(0) 660 486 6191