Shkolla shqipe në New Jersey djep i ruajtjes së kulturës shqiptare

0
30

Shkolla shqipe që vepron në kuadër të Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane (QKSHA) me seli në Riverdale të Nju Xhersit kremtoi ditën e fundvitit shkollor dhe ndarjen e çertifikatave për nxënësit.

Një program i larmishëm artistik kryesisht me përmbajtje kombëtare u emitua nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët me përkushtim dhe sakrificë përpiqen që të ruajnë vlerat kulturore dhe traditat e origjinës.

Ky eveniment i cili kremtohet në mënyrë të veçantë nga komuniteti shqiptar në Amerikë, veçanërisht në Nju Xhersi dhe Nju Jork ngjall shumë interes tek popullata shqiptare e vendosur në këtë rajon.