Sarme me gjethe spinaqi

0
188

Përbërësit

  • 0.5 kg mish te bluar
  • 30 gjethe spinaq
  • 3 kokë qepë
  • 1 gotë oriz
  • 250 gr gjalpë
  • 2 lugë piper i kuq
  • 2 gota ujë
  • 1 gotë ajkë
  • kripë
  • Piper te zi

Hapat

  1. Në një tigan vendosim qepët e coptuara, mishin e bluar, orizin, krypë dhe piper të zi sipas shijes, i fërgojmë për 5 minuta dhe e shtojmë piperin e kuq, vazhdojmë me fërgim dhe për 2 minuta të tjërë
  2. Gjethet e spinaqit i përvlojmë me ujë
  3. Masën në tigan e mbështjellim me gjethet e spinaqit
  4. Sarmat e mbështjellura i rendisim në tenxhere, dhe i shtojmë 2 gota ujë në të
  5. Djegim pak ynyrën në një tigan bashkë me 1 lugë piper të kuq dhe e shtojmë në tenxhere
  6. Sarmat i ziejmë në temperaturë mesatre për 1 orë
  7. Sarmat pasi të jën zier i heqim nga tenxherja, i rendisim në tavë, shtojmë 1 gotë ajkë sipër tyre, dhe i pjekim në furrë për 15 minuta
  8. Pas kësaj sarmat janë të gatshme për servim