Pite me spanaq

0
252

Përbërësit

BRUMI:

1 kg miell

500 ml ujë

200 gr yndyrë

1 luge kripë

(MBUSHJE):

1 kg spanaq

100 gr djathë

5 luge kos

1 vezë

2-4 qepë të reja

1 luge kripë

Hapat

Ujit me kripë ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë)

Brumin e formuar e nxheshim dhe e ndajmë në afër 18 copëza me madhësi të vesë, i ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min

Pastaj duke i permillur i hapim kuleçtë me thollus. Petët i reshtojmë një mbi një duke i lyer me nga një lug yndyrë, i ndajmë në dy katmerë me nga nëntë petë

Njërin katmer e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë yçin ( përzierjen e spanaqit të grirë dhe kryposur, djathin,vezën, kosin dhe si pas dëshires qepët)

Katmerin tjetër e qesim sipër spanaqit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajët e dy katmerëve, pastaj ia shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë

Pitja pjeket për 40 -50 min. në temperature prej 250 c. dhe serviret me kos