Një tjetër personalitet Australian mbështet komunitetin shqiptar

0
39

Shoqata e Shqiptarëve në Shepparton të Australisë ka ndërmarrë një nismë për ndërtimin e xhamisë së re shqiptare atje dhe një qendre komunitare. Kjo nismë gjeti menjëherë mbështetjen e kryetares së bashkisë atje Kim O’Keeffe, e cila siguroi fondin fillestar për këtë projekt.

Ndërsa një tjetër personalitet Australian i është bashkuar kësaj nisme. Chris Hazelman nga Këshilli Etnik i Shepparton & District Inc ka dhënë mbështetjen e tij për projektin e arredimit të brendshëm që Qendrës dhe Xhamisë së Komunitetit të Shoqërisë Myslimane Shqiptare Shepparton.

“Faleminderit Chris Hazelman. Me mbështetjen tuaj shtesë bujare, ne mund ta bëjmë projektin një realitet”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook “Shepparton Albanian Society”.