Japrak me gjethe rrushi

0
193

Përbërësit

  • gjethe rrush
  • një gotë uji oriz
  • ½ kg qepe te njoma
  • 2 tufa nenexhik
  • piper i zi
  • spinaq dhe lakra të tjera
  • 5 copë Hudhra të njoma

Hapat

  1. Gjetet e rrushit i ziejmë derisa të marrin valë.
  2. Më pas i lëmë të kullojnë.
  3. Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’u skuqur.
  4. Më pas i hedhim erëzat dhe spinaqin( lakrat e tjera) dhe i trazojmë.
  5. Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë.
  6. Do t’i hedhim masës që përgatitëm një gotë ujë që orizi të ziejë.
  7. E heqim nga zjarri dhe e lëmë masën të ftohet pak dhe fillojmë që t’i mbledhim një nga një me gjethet e rrushit.
  8. Mbasi i kemi mbaruar procesin e mbledhjes i vendosim në një tenxhere ku do të shtojmë pak ujë dhe vaj ulliri.
  9. Pasi kemi mbaruar me shtrirjen e japrakëve i vendosim sipër një pjatë të rëndë.
  10. Zjarri duhet të jetë në temperaturë të ulët në mënyrë që japrakët të zien ngadalë.