Ajvarë shtëpie

0
156

Perbersit:

  • 10 kg speca te kuq
  • 5 kg domate te kuqe
  • 5 patellgjane
  • 5 karrota
  • 4 luge krip(ose sipas shijes)
  • 4 luge sheqer
  • 1 luge uthull
  • 500 ml vaj

Udhezimet:

Domatet i ngrijme,pastaj i kalojme neper uje te nxehte dhe qerojme me lehte.

Domatet i leme te kullohen per disa ore.

Ne nderkohe specat i largojme farat,pjekim ne furre,mbulojme ene me kapak dhe leme te pushojne per 1-2 ore.

Pastaj psecat i qerojme,bluajme  ose grijmem imet me thike.

Ne nje ene te madhe qesim patellgjanet e qeruar dhe te bluar,karrotat e bluara ne rende  dhe vajin.

Pasi te jene ferguar per 5-10 minuta ne zjarre te ngadalshme dhe jane zbutur mire,shtojme specat e bluara.

Fergojme edhe per 10 minuta,pastaj shtojme dhe purene nga domatet e bluara.

Vazhdojmem me zierjen derisa masa te jete kompkate e trashe dhe yndyra te del persiper .

Ne fund shtojme kripen sheqerin dhe uthullen e sallates.

Perzijme edhe per 10 minuta dhe qesim ajvarin neper kavanoze te sterilizuara me pare dhe mbyllim hermetikisht.

Nese vendosni te beni sasi me te madhe kavanozet pas mbushjes verini ne makinen per larjen e eneve  ne program te shkurter,(pa i shtuar detergjent)dhe lerini aty derisa te ftohen ose mund ti veni  ne nje ene me uje deri ne gjysmen e kavanozeve dhe vlojme ujin per 5 minuta.

Pasi te  largojme nga zjarri,kontrollojme edhe nje here kapaket mos jane liruar nga nxetesia dhe mbyllim mire hermetikisht(derisa i kontrollojme i sjellim vetem nga ana qe mbyllet e jo nga ajo ti hapim kapaket).

Ajvarin e leme ne vend te fresket dhe mund ta perdorni per kohe te gjate

( Kuzhina shqiptare )