Jeta mund të na sfidojë në shumë forma, por asnjëherë nuk duhet hequr dorë nga ëndrra. Kështu ka vepruar edhe 36 vjeçari Hikmet Ziberi nga fshati Koritë e Gostivarit. Ai aktualisht jeton dhe vepron me familjen e tij në Zvicër. Edhe pse me aftësi ndryshe, nga viti 2014-të, ka filluar të krijojë vepra të ndryshme arti, respektivisht forma të ndryshme me letër të cilat i ka mësuar vetë përmes videove në kanalin You Tube.
“Unë jam prej fshatit Koritë dhe jam lindur në vitin 1985. Në Zvcër kam shkuar kur kam pasur një vjet, pra në vitin 1986. Atje kam kryer shkollimin dhe unë e ndjejë vten si artist për zbukurim dhe punim me këto letra. Kam filluar në vitin 2014-të dhe kam biseduar me babain që të merrem me këtë zanakt.36 vjeçari na sqaron se për të krijuar një punim të plotë duhen disa orë punë.
“Mund të marr tre deri në katër orë. Por, nëse krijoj diçka të re dhe e ndjek edhe në You Tube më shkojnë edhe gjashtë orë. Pastaj këto unë i publikojë në Instagramin dhe Facebook-un tim. Kush dëshiron ndonjë punim si këto, nuk ka problem unë e bëjë menjëherë. Për këtu në Maqedoni një punim me emër e shes 1.200 denarë, në Zvicër pak ma shumë pasi atje ka para, deri në 70 franga zvicerane”, deklaron Ziberi.
Pos pasionit me këto punime letre, Hikmeti në Zvicër po ndjek edhe kursin e parukerit.
“Punoj si frizer, bëj zanat për ti prerë flokët. Tash jam viti i tretë, më ka mbetur edhe një vit dhe e përfundoj zanatin për frizer”, deklaron Ziberi.
Hikmeti është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, e do shumë familjen e tij, jetën dhe artin.
Pastja pauzova një kohë dhe fillova sërisht. Tash po shkruaj emra me këto letra. Këto letra shpesh i pres vetë atje në Zvicër ku edhe jam duke jetuar”, deklaron Hikmet Ziberi./ Gostivarisot