Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër, nuk kanë të ndalur. Sot filluan mësimet në gjuhën shqipe, fëmijët shqiptarë në Shkollën Shqipe në Sierre, në Kantonin e Valis-it. Kjo është shkolla shqipe e 49 -të që është hapur kohëve të fundit. Nxënësit e shkollës shqipe në Sierre, të Kantonit të Valis-it Edhe pse po i afrohet fundi vitit shkollor 202/21, kjo nuk i pengon mësuesit dhe veprimtarët e Shkollës shqipe në Zvicër”, të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre në hapjen e dyerve të Shkollës Shqipe në Sierre, të Kantonit të Valis-it. Pas disa përpjekjeve me prindërit dhe me Drejtorinë e shkollës në këtë qytezë më në fund u arrit të fillojnë orët mësimore në gjuhën shqipe.
A ka kënaqësi më të madhe se të marrësh pjesën në hapjen e shkollës shqipe. Mësuesja Jonida Bardëllima së bashku me nxënësit e saj në pikën shkollore në Sierre të Kantonit të Valis-it. Ata ftojnë bashkëmoshatarët e tyre që t`iu bashkëngjiten në orët mësimore në gjuhën amtare. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure nga ora 17:00. Dhe të gjithë të interesuarit mund të parqiten në këtë adresë kontaktuese: Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel. 076 321 26 94, e-mail: vaxhid_sejdiu@hotmail.com “Shkolla Shqipe – Zvicër” Sektori për informim