Pasaportat me afat të kaluar do të vlen deri në fund të këtij vit

0
275

Ministria e Punëve të Brendshme informon se pasaportat e qytetarëve, të cilat vlefshmëria i kalon pas 31 korrikut 2020, do vazhdon vlefshmëri deri më 31 dhjetor 2021. – Në pajtim me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin për dokumentet te udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut e publikuar në ” Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 122/2021, më 03.06.2021, ndërsa do të filloj me zbatimin prej 01.07.2021, vlefshmëria e pasaportës, pasaportës diplomatike, të cilët afati i vlefshmërisë është kaluar, përkatësisht i kalon pas 31 korrikut 2020, do të vazhdon deri më 31 dhjetor 2021, theksohet në njoftimin e MPB-së. Nga Ministria theksojnë se ndryshimet e Ligjit për dokumente te udhëtimit është bërë me qëllim për të dalur në ndihmë për nevojat e një numri më të madh të qytetarëve tanë për shkak të pandemisë, masave restrektive, karantinave dhe kushteve tjera të vështira, në vendin tonë, por edhe jashtë vendit nga ata, në diasporë, ishin të penguar që në kohë për ti vazhduar dokumentet e tyre.