Тë nderuar mërgimtarë!
Agjencia për Emigracion organizon mësimin e gjuhës shqipe në distancë, përmes njërës nga platformat më të njohura në internet.
Mësimin do të udhëheq profesor i diplomuar dhe në të njejtën kohë do t’i organizon nivelin fillestar dhe përparimtar, në pajtim me shkallën e zotërimit të gjuhës nga ana e paraqitjes të nxënësve.
Mosha e nxënësëve duhet të jetë prej 7 deri 16 vjeçar.
Këtë vit mësimi do të dedikohet për nxënësit të cilët jetojnë në ato shtete, ku nuk ka mësim të organizuar në gjuhën amtare nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe atë: Austri, Angli, Itali dhe pjesën frenge të Zvicrës.
Ju lutemi për nxënësit e interesuar të paraqiten në internet adresën zyrtare të Agjencisë së Emigracionit: info@minisel.gov.mk
Мësimi do të zgjat nga muaji mars deri në fund të dhjetorit, mes tjerash duke patur parasysh pushimet për festatat dhe pushimin veror. Pas mbarimit të kursit, do të ndahen diploma për kryerjen e kursit fillestar dhe përparimtar.
Me informata të detajuara për terminet fillestare të mësimit dhe linkun nga platforma do të ju informojmë plotësisht, pas formimit të grupeve.
Drejtor,
Sllobodan Blliznakovski