Jahi Hasani – Përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Festivarin Ndërkombëtar në Poloni

0
212

Shoqëria Kulturore Artistike Jahi Hasani ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në festivalin ndërkombëtar folklorik të mbajtur në Poloni (ŚLĄSKIE BEZ GRANIC) Shlezia Pa Kufi. Vallen e Pollogut, riti i dasmës, dasma e Çegranit, Vjelja e mollave dhe disa këngë folklorike ishin pjesët artistike me të cilat valltarët dhe artistët e SHKA JAHI HASANI mahnitën publikun Polak, Ukrainas dhe Lituanez. Duke garuar me ansamble profesionale Jahi Hasani edhe njëherë dëshmoj se si përfaqësohet vendi i tyre në turne ndërkombëtare Europiane. I pranishëm në këtë turne ka qenë edhe Gazetari i Tetova Sot Nevrij Ademi i cili ka ndjekur nga afër çdo performancë.

Drejtori i SHKA JAHI HASANI, Zani Memedi në një deklaratë ekskluzive për Tetova Sot drejtpërsëdrejti nga Polonia ka deklaruar që pjesmarja e tyre në festival ka qenë edhe një shtytje më shumë që ata të vazhdojnë rrugën e tyre ndërsa thekson se festivali ka qenë me karakter ndërkombëtar.

‘Jemi shumë të kënaqur me mikëpritjen këtu jemi akomoduar dhe jemi sistemuar nëpër dho,mat e hotelit dhe jemi duke përgatitur që të marrim pjesë në këtë festival jashtëyakonisht të rëndësishëm duke ditur karakterin humanitar ne jemi këtu afër ukrainës dhe ky festival ju dedikohet të gjithë fëmijëve dhe emigrantëve Ukrainas që janë strehuar këtu në poloni, festivali është më karakter ndërkombëtar marrin pjesë edhe Lituania, Polonia,Ukraina dhe ne si përfaqësues të Ballkani.Ardhja në poloni ka apsur motiv që të shtrijm dorën humane dhe të ndihmojmë në krah të paqes’ Tha Drejtori I Shoqërsië Kulturore Artistike Jahi Hasani-Çegran .

 

Në poloni vallet shqiptare janë prezentuar në disa qytete si në Raciborz,Koszecin, dhe disa qytete të tjera të provincës së Shlezisë.

Drejtori i festivalit Jarosłaë Szczęsny njëherit edhe deputet i zonës falemenderoi Zani Memedin për pjesmarjen ndërsa deklaroj se si asnjëherë më parë publiku dhe festivali ka pasur një atmosferë festive në momentet e prezentimit të shoqërisë kulturore artistike Jahi Hasani.
Falemenderojmë shumë Jahi Hasanin me drejtor Zani Memedi që na mundësuan që nga afër të shohim ritet dhe traditat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, jemi shumë të kënaqur nga performance e tyre ata na kan treguar se cka do të thotë festë tha Drejtori I Festivalit Jarosłaë Szczęsny

Flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipja dykrenare u valvitën përkrah Flamurit të Ukrainës, Polonisë dhe Lituanisë ndërkaq siç deklaruam edhe më lartë të gjitha mjetet e tubuara do të shkojnë në përkrahje të fëmijëve Ukrainas të ikur nga lufta.