Jubileu 40-vjetori i Shoqatës maqedonase “Dame Gruev” në Stokholm, Suedi

0
171

Të shtunën, më 7 tetor 2023, Shoqata maqedonase “Dame Gruev” në Stokholm, festoi 40 vjet punë të frytshme.

Manifestimi i Jubileut u përcjell me “Ditën e poezisë maqedonase në Suedi”, me filllim prej orës 17:00, në sallën e vogël të shoqatës dhe “Mbrëmje zbavitëse-valle”, me fillim prej orës 20:00.

Drejtori Sllobodan Blliznakovski, në këtë manifestim u drejtua antarëve pjesëmarrës të shoqatës me një mesazh urimi për përvjetorin dhe i dhuroi shoqatës një plaket të artë në shenjë falënderimi për ruajtjen e kulturës maqedonase në Stokholm të Suedisë dhe për bashkëpunimin me Agjencinë e Mërgatës.