DITA E POEZISË MAQEDONASE NË SUEDI

0
93

Drejtori i Agjencisë së Mërgatës, Sllobodan Blliznakovsi, i shoqëruar nga Simona Janeva, bashkëpuntore e drejtorit, ku morën pjesë në manifesitmin tradicional të poezisë “Dita e poezisë maqedonase” në Suedi, e cila u mbajt më 7 tetor 2023, me fillim prej orës 17:00, në Stokholm.

Manifestimi u mbajt në sallën e vogël të shoqatës “Dame Gruev” në Stokholm-it, nën patronazhin e Lidhjes Мaqedonase në Suedi.

Drejtori Blliznakovski, mbajti fjalim përshëndetës dhe informoi të pranishmit për aktivitetet e Agjencisë së Mërgatës, përmes së cilës u jep mbështetje të gjithë shkrimtarëve të cilët jetojnë dhe krijojnë në mërgatë në ghuhën maqedonase, si: Takimet poetike të mërgimtarëve, botimi dhe promovimi i veprave të mërgimtarëve, dhënien e çmimit “Stojan Hristov”, për librin më të mirë me poezi nga mërgimtari, në kuadër të Mbërmjeve Strugane të Poezisë  dhe etj.

Në këtë program morën pjesë nxënës dhe dhjetra poet nga shoqata poetike “Denicija” të cilët recituan vargje të poetëve të njohur maqedonas.

Përveç përfaqësueve të Agjencisë së Mërgatës dhe Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mysafire nga Maqedonia ishte edhe poetja dhe kritikja letrare Daniella Andonovska-Trajkova, e cila është profesoreshë e letërsisë dhe redaktore e disa revistave letrare.